/ / Maqedoni: Polici duhet të dënojë 5 shofer në ditë, ndryshe nuk ka rrogë?!

Maqedoni: Polici duhet të dënojë 5 shofer në ditë, ndryshe nuk ka rrogë?!

Një urdhër i çuditshëm ju ka ardhur ditëve të fundit nëpunësve të policisë së komunikacionit në Maqedoni. Sipas burimeve të Zhurnal-it policët e trafikut rrugor duhet të dënojnë së paku 5 shofer brenda orarit të tyre të punës.
Sipas tyre ky urdhër gojor u është bërë nga shefat e tyre të ndrrimit. Ndryshe, Maqedonia njihet si shteti që i ka dënimet më të larta në Evropë. Qytetarët çdo po përballen me dënimet duke përjetuar ardhje-shkuarjen në punë me veturë si stres të madh, transmeton zhurnal.
Ndërkohë, edhe ndryshimet e Ligjit për komunikacion parashohin dënime të rrepta për shoferët në rast të mos respektimit të rregullave, si heqja e së drejtës për vozitje deri në 1 vjet, dënime për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar deri në 500 euro, pastaj 400 euro për vozitje në gjendje të dehur, gjoba prej 45 dhe 50 euro për rripin e sigurisë.
Ndryshe në këto 4 vitet e fundit në vazhdimësi rritet efekti i gjobave në buxhetin e shtetit. Vitin e ardhshëm parashihet që në buxhetin e Maqedonisë vetëm nga gjobat të hyjnë rreth 40 milion euro.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post