/ / Terapi me kripë të thatë për të kuruar sëmundjet

Terapi me kripë të thatë për të kuruar sëmundjet

Shumë vetë mendojnë se teknika të ndryshme frymëmarrjeje ndihmojnë me shëndetin, por me sa duket tani të bën punë edhe të marrësh frymë në nëj ambjent me kripë të thatë.
Qendra terapeutike “Breathe Easy” në Nju Jork ka nisur t’u ofrojë klientëve të saj, terapi kurimi me kripë të thatë, ose haloterapi.
“Terapia e kripës ka të bëjë me përdorimin e kripës dhe shfrytëzimin e cilësive natyrale të saj, të cilat kanë efekte anti-inflamatore, antibakteriale, antivirale dhe ndihmon veçanërisht me problemet e frymëmarrjes”, tha Elen Patrik, bashkëthemeluesja e qendrës.
Sipas saj, kjo terapi është dizintoksikuese për mushkëritë dhe lëkurën. Trajtimi me kripën e thatë mund të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga alergjitë, azma, bronkitet, sinoziti dhe probleme të tjera të frymëmarrjes e të lëkurës.
Megjithatë, ajo nxitoi të këmbëngulte se terapia nuk është trajtim mjekësor, por ka efekte mjaft të mira nëse shoqëron nje trajtim mjekësor. Patrik zbuloi se përfitimet e kripës së thatë i kishte zbuluar i pari bashkëshorti i saj ndërsa vizitonte Europën. Qendra e saj është e vetmja në Nju Jork që përdor kripë të thatë, ku spikat ajo e maleve Himialaja.
Një seancë kushton rreth 40 dollarë dhe zgjat nga 20 deri në 45 minuta.Megjithatë, mjaft mjekë kanë shprehur mosbesimin e tyre për të mirat që ofron haloterapia.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post