/ / Alma Lama ka ngritur kallëzim penal ndaj reperit Gold AG

Alma Lama ka ngritur kallëzim penal ndaj reperit Gold AG

Deputetja e LDK-së, Alma Lama, ka ngritur kallëzim penal ndaj reperit Gold AG për nxitje të urrejtjes fetare.
Deputetja që fyhet në këngën më të fundit të reperit po ndjehet e rrezikuar edhe më shumë që prej lansimit të këngës dhe thotë se vetëm brenda 24 orësh ka marrë mesazhe të shumta fyese e kërcënuese.Lama që do t’u besojë institucioneve të drejtësisë pret që ata të merren seriozisht me rastin.
Ajo thotë se ka mundur edhe vetë ta zgjidhë këtë çështje me kanun, por do që kjo të jetë në baza institucionale.
Ajo ka pasur edhe shumë raste të tjera, ku ka marrë kërcime serioze për jetën për shkak të qëndrimeve të saj karshi radikalizmit fetar në Kosovë. I rrezikuar për jetën thotë të ketë qenë edhe ish-deputeti i AAK-së, Burim Ramadani.
Ai në emisionin Interaktiv të KTV-së ka thënë se ka marrë informacione nga inteligjenca kosovare dhe policia se po përgatitej një atentat ndaj tij, për shkak të qëndrimeve ndaj ekstremizmit fetar në Kosovë.

about author

Blogger Sens it website about blogger templates and blogger widgets you can find us on social media
Previous Post :Go to tne previous Post
Next Post:Go to tne Next Post