Hithrat janë të shkëlqyera për të trajtuar një sërë sëmundjesh të ndryshme. Ato janë mjaft të shëndetshme edhe për trajtimin e flokut, ndaj konsumimi i tyre është i domosdoshëm.
Hithra është një nga bimet më të njohura në fushën mjekësore.
Në përbërie të saj gjenden disa komponentë si klorofilë, lëndë vazoaktive, serotonin, histamin, acetilkolin, LTB4, LTC4, rutin, isokuercitrina, kanferol, izoramnetin, vajra esencial, vitaminë C dhe vitamina të tjera, proteina, fibra, kripra të Ca dhe K, acid silicik dhe formic, transmeton Albeu.
Gjithashtu hithra është nje burim i rëndësishëm i Beta Karotenit, vitamines A, C, E, hekurit, kalciumit, fosfateve dhe mineraleve. Kujtojmë këtu se të gjitha keto cilësi e bejnë një zgjedhje të përshtatshme për trajtimin e patologjive të ndryshme si hepatike, artritit reumatoid, alergjive, anemisë, sëmundjeve të veshkave, kontrollin e glicemisë apo si një detoksifikues i përgjithshëm.
Nëqoftëse mendoni se kaq janë vetitë e saj të mira, keni gabuar. Një ndër efektet më të rëndësishme të ekstraktit të hithrës është vetia e tij në trajtimin e skalpit dhe flokut.